DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

A mund të tërhiqet lënda nga Kushtetuesja, Hamza: Kur ndërrojnë rrethanat, duhet të ndërrojë edhe qëndrimi

17 Shtator 2026
A A
A mund të tërhiqet lënda nga Kushtetuesja, Hamza: Kur ndërrojnë rrethanat, duhet të ndërrojë edhe qëndrimi
Share on Facebook

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka thënë se deputetët e kësaj partie do të marrin pjesë në Kuvend nëse thirret seancë për të diskutuar lidhur me vendimin e Hagës, pavarësisht se PDK-ja ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e konstituimit të Kuvendit.

Pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, Hamza tha se partia e tij i ka të gatshme 20 nënshkrimet për nisma në Kuvend.

“Ne do të flasim me subjektet politike për seriozitetin e situatës, po sigurisht po qe se vjen e mund të vjen iniciativa ligjore e Kuvendit të Kosovës, normalisht që kemi nevojë edhe për përkrahjen e subjekteve të tjera politike”, tha ai.

Hamza tha se qëndrimet e partisë mund të ndryshojnë në varësi të rrethanave.

“Kur ndërrojnë rrethanat do të ndërrojnë edhe qëndrimet tona. Edhe ndërrojnë prioritetet. Mendoj që prioritet më të madh për këtë situatë nuk ka se sa ne si shtet të veprojmë në përputhje me interesat e shtetit. Jo veç të atyre personaliteteve ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por mbi të gjitha edhe për interesat e shtetit, për historinë, për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e shtetit. Prandaj, në bazë të rëndësisë të rrethanave ne do të sjellim në atë mënyrë. Nëse ka nevojë, ne do të jemi në Kuvend”, tha ai.

Hamza tha se PDK-ja është e gatshme për bashkëpunim me subjektet e tjera politike dhe se nënshkrimet për iniciativa parlamentare janë të gatshme.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 779)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 335)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (493)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com