DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

A po e nënçmon Abdixhiku opozitën?: S’bëhemi vagon i pesë partive të vogla e asnjëra fituese

29 Maj 2025
A A
A po e nënçmon Abdixhiku opozitën?: S’bëhemi vagon i pesë partive të vogla e asnjëra fituese
Share on Facebook

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje, PDK-në apo partitë e tjera opozitare, duke dhënë një deklaratë që duket paksa nënçmues për siç i quajti ai “partitë e vogla”.

Abdixhiku tha se LDK-ja nuk do të bëhet pjesë e ndonjë bashkimi vetëm për interesa pushteti, dhe se nuk sheh logjikë që partia e tij të bëhet “vagon” i partive që nuk kanë fituar asnjë palë zgjedhje.

“Nuk do të jetë LDK-ja për interesa partiak. Po t’i kisha interesat partiak vetëm të pushtetit, ne do të bënim koalicion me të parin sepse s’ka marrëveshje më të mirë se me të parin – por të mos kishim dallime ideologjike dhe vlerore. Por vagon për vagon, të bëhemi vagon i pesë partive të tjera, të vogla e asnjëra fituese, për besë nuk ka as logjik – pra le ta harrojnë këtë temë, sepse nuk do të ndodhë as tash e as në zgjedhjet e ardhshme,” deklaroi ai.

“Në takimet tona ua kam bërë të qartë të gjithë liderëve se nuk i keni votat për një çështje të tillë dhe mjaft me llogaritje të tilla politike, sepse janë joreale. Bëhuni të sinqertë, dilni dhe tregoni njerëzve se nuk i keni votat, nuk i keni votat. Sot po them: bëhuni të sinqertë, tregoni që s’i keni votat. Meqë s’i kemi votat, s’duhet ta pretendojmë një gjë të tillë,” u shpreh Abdixhiku.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 721)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 290)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (188)
  • Sport (427)
  • TV (92)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com