DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

A votuan Thaçi dhe të tjerët në Hagë? – Gjykata Speciale jep detaje

8 Qershor 2026
A A
Votojnë ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë
Share on Facebook

Dje në Kosovë, janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme për Kuvend të Kosovës, ku të drejtën e tyre për votim vetëm brenda Kosovës kanë votuar 722 mijë e 842 qytetarë, apo 36.88% të votuesve.

Përveç në Kosovë, të drejtën e tyre për votim kanë pasur mundësi ta shfrytëzojnë edhe qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë Kosovës.

Përmes postës apo në përfaqësi diplomatike, kanë votuar rreth 100 mijë mërgimtarë, ndërsa ende nuk dihet numri i saktë derisa të vlerësohen fletëvotimet nëse janë të vlefshme.

Por, a patën mundësi të votonin Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi të cilët po mbahen në Hagë?

 

Përmes një përgjigje Prokuroria e Specializuar në Hagë ka thënë se janë marrë të gjitha masat që të paraburgosurit të mund të ushtronin të drejtën e tyre për të votuar.

Por, ata nuk kanë treguar nëse katër të lartëpërmendurit kanë votuar.

” U morën të gjitha masat që të paraburgosurit të mund të ushtronin të drejtat e tyre qytetare si qytetarë të Kosovës për të votuar në zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Nëse të paraburgosurit kanë vendosur të votojnë, kjo është çështje e tyre private dhe si e tillë nuk mund të komentojmë për të”, kanë thënë nga Prokuroria e Specializuar në Hagë.

Pas mbylljes së qendrave të votimit dje në orën 19:00, KQZ-ja menjëherë ka filluar numërimin e votave dhe publikimin e rezultateve.

Sipas këtyre rezultateve, VV-ja ka marrë 42,91% të votave, PDK-ja 21.08% të votave, LDK-ja 17,6% dhe AAK -ja 7.17%.

Sot pritet që të nis numërimi i votave me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe atyre nga diaspora. Më pas do të numërohen edhe votat e kandidatëve për deputetë.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 569)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 021)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (157)
  • Shpallje (1)
  • Sport (337)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com