Ramush Haradinaj ka reaguar pas tërheqjes së shortit për renditjen e partive në fletëvotimin e zgjedhjeve të 7 qershorit.
Lista e AAK-së, e prirë nga Ardian Gjini, në këto zgjedhje do të mbajë numrin 128.
“Më 7 qershor, qytetarët do ta kenë mundësinë të zgjedhin një ekip të dëshmuar njerëzish, që i prin kandidati ynë për Kryeministër, Ardian Gjini” u shpreh Haradinaj.
Ky është postimi i plotë i tij:
128 është numri i Aleancës në këto zgjedhje!
Më 7 qershor, qytetarët do ta kenë mundësinë të zgjedhin një ekip të dëshmuar njerëzish, që i prin kandidati ynë për Kryeministër, Ardian Gjini.
Me Aleancën, për garancën në këtë rrugëtim. Siguri për sot, energji për projektet e mëdha dhe zhvillim të qëndrueshëm për nesër.
Na priftë e mbara!
