DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Abdixhiku bën homazhe në 23 vjetorin e vrasjes së Tahir Zemajt: Patriot i rrallë e strateg

4 Janar 2026
A A
Abdixhiku bën homazhe në 23 vjetorin e vrasjes së Tahir Zemajt: Patriot i rrallë e strateg
Share on Facebook

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me familjen Zemaj dhe bashkëpunëtorë, kanë bërë homazhe në shënim të 23 vjetorit të vrasjes së Kolonelit Tahir Zemaj, të birit të tij Enisit dhe të Hasan Zemajt, kryetar i Forumit të Rinisë së LDK-së në Deçan.

“Në këtë përvjetor të dhimbshëm, kujtojmë me respekt të thellë dhe dhimbje të madhe tre burra që ia kushtuan jetën Kosovës dhe idealit të lirisë. Kolonel Tahir Zemaj ishte një patriot i rrallë, ushtarak vizionar dhe strateg i luftës, që me guxim e mençuri udhëhoqi beteja vendimtare të UÇK-së në Dukagjin kundër regjimit serb, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e rezistencës sonë”, citohet të ketë thënë ai.

“Ishte janari i acartë i vitit 2003, kur Kosova u trondit nga lajmi i kobshëm për ekzekutimin e Kolonelit Tahir Zemaj, të birit të tij Enisit dhe të kushëririt Hasan Zemaj, një krim që ende rëndon ndërgjegjen e shoqërisë sonë. Ata u vranë pabesisht, vetëm sepse besuan dhe punuan për një Kosovë të lirë, demokratike dhe me institucione të forta”.

Abdixhiku tha se “kolonel Tahir Zemaj, veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, aktivist i orëve të para të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe bashkëpunëtor i afërt i Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, mbetet simbol i sakrificës, i dinjitetit dhe i përkushtimit ndaj atdheut”.

“Edhe sot, pas 23 vitesh, dhimbja mbetet e hapur, ndërsa padrejtësia bëhet edhe më e rëndë për familjen Zemaj dhe për gjithë Lidhjen Demokratike të Kosovës, pasi autorët e këtij krimi ende nuk kanë marrë dënimin e merituar. Lavdi jetës dhe veprës së Kolonel Tahir Zemaj, Enis Zemaj dhe Hasan Zemaj!”

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 551)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 707)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (146)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com