DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Abdixhiku dhe ambasadori i ri i Norvegjisë flasin për forcimin e bashkëpunimit

19 Nëntor 2025
A A
Abdixhiku dhe ambasadori i ri i Norvegjisë flasin për forcimin e bashkëpunimit
Share on Facebook

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në një takim njoftues ambasadorin e ri jorezident të Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Arne Sannes Bjørnstad.

Kryetari Abdixhiku e uroi ambasadorin për fillimin e detyrës dhe i dëshiroi sukses në misionin e tij të ri, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të mira ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Norvegjisë.

Ai vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme norvegjeze për vendin tonë dhe rolin e saj si një partner i qëndrueshëm në procese politike, zhvillimore dhe ndërkombëtare.Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku dhe ambasadori Bjørnstad diskutuan edhe rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, si dhe qëndrimeve të LDK-së për çështjet kryesore të aktualitetit.

Në takim u trajtuan gjithashtu mundësitë për forcimin e partneritetit dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Norvegjisë, me fokus në fusha me interes të ndërsjellë dhe projekte që mund të avancojnë zhvillimin e vendit.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 599)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 438)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (162)
  • Shpallje (1)
  • Sport (344)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com