Në vazhdimin e seancës konstituive të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, janë parë duke zhvilluar një bisedë në sallën e Kuvendit.
Pamjet e siguruara nga Ekonomia Online i tregojnë dy liderët teksa bisedojnë para fillimit të seancës.
Në ndërkohë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë sot një ftesë të re drejtuar kryetarit të LDK-së për koalicion.
