DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Abdixhiku kërkon zbardhjen e rastit të Enver Malokut

11 Janar 2026
A A
Abdixhiku kërkon zbardhjen e rastit të Enver Malokut
Share on Facebook

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kryetari i saj, Lumir Abdixhiku kanë çmuar veprën e Enver Malokut në 27-vjetorin e  vrasjes së tij.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku ka thënë se Maloku ishte një prej themeluesve të fjalës së lirë në Kosovë.

Tutje ka kërkuar zbardhjen e plotë të vrasjes së tij.

“Enver Maloku ishte patriot i madh, veprimtar i palodhur i lëvizjes për liri, pavarësi e demokraci dhe një nga figurat më të rëndësishme të publicistikës kosovare. Si themelues i Qendrës për Informim të Kosovës, ai hapi një dritare të fuqishme informimi në kohën e errësirës së madhe, duke e bërë të vërtetën e Kosovës zë që dëgjohej në mbarë botën. Përmes shkrimeve dhe lajmeve të tij, Maloku denoncoi dhunën, masakrat, gjenocidin dhe eksodin e popullit të Kosovës”, thuhet në postimin e LDK-së.

Ai, tutje në postim ka shkruar se më 11 janar 1999, ai u vra pranë banesës së tij në Prishtinë, në moshën 45-vjeçare.

“Ndonëse nuk arriti ta përjetojë lirinë për të cilën punoi gjithë jetën, vepra e tij mbeti themel i fuqishëm i saj dhe trashëgimi e përhershme për brezat që gëzojnë sot këtë liri. Enver Maloku ka lënë gjurmë të pashlyera si burrë i guximshëm, gazetar idealist i një bote të lirë e pa censurë, intelektual i rrallë dhe veprimtar i patrembur. LDK, familja dhe bashkëveprimtarët vazhdojnë të kërkojnë zbardhjen e plotë të vrasjes së tij, e cila mbetet plagë e hapur për shoqërinë. Sot nuk kujtohet vetëm njeriu që dha gjithçka për Kosovën, por edhe idealet e tij që mbeten udhërrëfyes për të ardhmen, besimi në lirinë e shprehjes, në fuqinë e fjalës dhe në mbrojtjen e vlerave kombëtare”, thuhet në postimin e LDK-së.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 548)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 610)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (76)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com