DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Abdixhiku kritikon qeverisjen e VV-së: Katastrofë për vendin, qytetarët po presin ndryshim

30 Nëntor 2025
A A
Abdixhiku kritikon qeverisjen e VV-së: Katastrofë për vendin, qytetarët po presin ndryshim
Share on Facebook

Abdixhiku sulmon qeverisjen e VV-së, duke thënë se vendi po përballet me katastrofë dhe se qytetarët presin ndryshim përmes LDK-së.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për gjashtë vite qeverisje që kanë prodhuar rezultate katastrofike, rritje të çmimeve dhe fatura energjie edhe më të shtrenjta.

Në një deklarim publik, Abdixhiku tha se qytetarët po paguajnë çmime të larta si pasojë e, siç u shpreh ai, përfitimeve milionëshe nga importi i energjisë.

“Atje Vuk Hamoviçi po përfiton miliona pare të Kosovës prej importit të energjisë elektrike, të cilën këta tentojnë me e fshehë. Edhe dje, edhe sot nga 300-400 mijë euro në ditë t’i fitojnë. Pra, ky është patriotizmi fals i tyre”, deklaroi kreu i LDK-së.

Ai theksoi se fatin e Kosovës nuk duhet t’ua lëmë atyre që kanë për qëllim rrënimin e shtyllave identitare të shtetit, duke shtuar se populli dhe partitë e tjera politike po presin nga LDK-ja të marrë drejtimin.

“Populli pret prej LDK-së. Edhe partitë tjera janë duke pritë prej LDK-së. Nuk mbet parti në Kosovë që s’thotë po du me LDK-në. Krejt duan me LDK-në. Elektorati i tyre po thotë duam me LDK-në. Nëse po doni kaq shumë me LDK-në, votojeni LDK-në”, tha ai.

Duke iu referuar Vetëvendosjes, Abdixhiku tha se VV përdor fyerjet për propagandë, ndërsa në prapaskenë kërkon një marrëveshje politike me LDK-në.

“Neve na thonë po donë me kthy Serbinë në Kosovë. Kush po do me kthy Serbinë në Kosovë? Për vitin 2025-2026 kjo është gjuha e tyre e vetme që u ka mbetur. Dhe si të përfundon kjo gjuhë e tyre në mbrëmje, ditën ta shtrojnë ofertën, thonë: ‘hajde LDK-ja me u bë me neve bashkë, ju lutem se veç ju jeni më të mirët’”, u shpreh Abdixhiku.

Ai ka ftuar qytetarët që të votojnë LDK-në në zgjedhjet e 28 dhjetorit për “t’i dhënë fund kësaj qeverisjeje”.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 599)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 532)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (163)
  • Shpallje (1)
  • Sport (346)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com