DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Abdixhiku në Kaçanik: Betim Shala nuk është larg njerëzve, por gjithmonë pranë tyre

21 Shtator 2025
A A
Përditësimi i fundit – Abdixhiku me mbi 112 mijë vota, dalin rezultatet e reja për kandidatët e LDK-së
Share on Facebook

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka mbajtur tubim në Kaçanik në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 12 tetorit, raporton Ekonomia Online.

Derisa prezantoi kandidatin për kryetar komune, Betim Shalën, Abdixhiku u shpreh bindshëm se Shala është zëri i qytetarëve.

“Betimi është ndryshe nga të tjerët. Ai nuk e sheh pushtetin si privilegj, por si përgjegjësi. Ai nuk flet me slogane boshe, por me gjuhën e së vërtetës. Ai nuk është larg njerëzve, por gjithmonë pranë tyre. Në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo rrugë të Kaçanikut, Betimi ka qenë me qytetarët, ka dëgjuar hallet e tyre, ka ndarë brengat e tyre. Sot, ai vjen para jush jo vetëm si kandidat i Lidhjes Demokratike, por si zëri i vetë qytetarëve”, u shpreh Abdixhiku, raporton Ekonomia Online.

Kreu i LDK-së theksoi se me Betim Shalën, Kaçaniku nuk do të përballet me problematikat e mëhershme.

“Dhe këto janë zotimet e Lidhjes Demokratike me Betim Shalën: ujë i pijshëm, qytet i planifikuar, shkolla moderne dhe çerdhe të reja. Por Betimi nuk është vetëm. Përkrah tij është një ekip i tërë i Lidhjes Demokratike për Asamblenë e Kaçanikut. Një ekip i përbërë nga gra e burra të ndershëm, profesionistë, qytetarë të përkushtuar. Ky ekip është garancia se fjala e dhënë kthehet në vepra. Ky ekip është ura që lidh pushtetin me qytetarët. Ky ekip është garancia se çdo vendim do të merret me përgjegjësi dhe transparencë. Prandaj, mbështetja duhet të jetë e plotë: për kryetarin dhe për listën e LDK-së. Vetëm bashkë e sjellim ndryshimin, vetëm bashkë e bëjmë fitoren të plotë”, tha Abdixhiku.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 122)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (312)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com