DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Abdixhiku: Nuk do të mbaj asnjë detyrë kundër vullnetit të shumicës, do të ndërpres angazhimet për formimin e institucioneve

15 Korrik 2026
A A
Abdixhiku: Nuk do të mbaj asnjë detyrë kundër vullnetit të shumicës, do të ndërpres angazhimet për formimin e institucioneve
Share on Facebook

Lidhja Demokratike e Kosovës është futur në një fazë të re të përballjes së brendshme politike, pasi në selinë e partisë janë dorëzuar 148 nënshkrime të paraverifikuara për thirrjen e një Kuvendi të Jashtëzakonshëm, ku kërkohet edhe shkarkimi i kryetarit Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku ka bërë të ditur se ka autorizuar Sekretarin e Përgjithshëm të LDK-së që të nisë menjëherë procedurat për organizimin e Kuvendit të Jashtëzakonshëm, duke theksuar se i gjithë procesi do të zhvillohet në përputhje me rregullat dhe procedurat e brendshme të partisë.

Sipas tij, pas certifikimit të plotë të nënshkrimeve do të caktohet pa vonesë data dhe vendi i mbajtjes së Kuvendit, ku delegatët do të kenë mundësinë që qëndrimin e tyre ta shprehin përmes votës.

Kreu i LDK-së ka deklaruar se nuk do t’i shmanget asnjë procesi demokratik dhe se nuk do të vazhdojë të mbajë një detyrë nëse shumica e anëtarësisë vendos ndryshe.

“LDK ka qenë dhe duhet të mbetet shtëpi e demokracisë. Nuk do t’i iki asnjë vote dhe nuk do ta mbaj asnjë detyrë kundër vullnetit të shumicës”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai ka bërë të ditur gjithashtu se, për shkak të kësaj nisme të brendshme politike, do t’i ndërpresë angazhimet për formimin e institucioneve të Republikës deri në përfundimin e procesit brenda LDK-së.

Tashmë fokusi është zhvendosur te Kuvendi i Jashtëzakonshëm, i cili pritet të jetë vendimtar për të ardhmen politike të Lumir Abdixhikut në krye të LDK-së dhe për drejtimin që do të marrë partia në periudhën e ardhshme.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 784)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 424)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (498)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com