DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Abdixhiku pas takimeve me ambasadorët e QUINT-it: LDK garanton stabilitet dhe ecje euroatlantike

9 Dhjetor 2025
A A
Abdixhiku pas takimeve me ambasadorët e QUINT-it: LDK garanton stabilitet dhe ecje euroatlantike
Share on Facebook
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar për serinë e takimeve që ka zhvilluar ditëve të fundit me përfaqësuesit diplomatikë të SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë, ku temë kryesore kanë qenë zhvillimet politike në vend dhe zgjedhjet e 28 dhjetorit. Ai ka bërë të ditur se diskutimet janë fokusuar në sfidat me të cilat po përballet vendi, zhvillimet politike dhe qëndrimet e LDK-së për to. Abdixhiku ka ritheksuar angazhimin e LDK-së për stabilitet institucional dhe zhvillim ekonomik. Postimi i plotë: Gjatë këtyre ditëve kam takuar ambasadorët përkatësisht të ngarkuarën me punë të SHBA , Mbretërisë së Bashkuar , Francës  dhe Gjermanisë . Sot, mirëprita të ngarkuarën me punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati, ndërsa gjatë javës zhvillova takime edhe me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, me ambasadorin e Francës, Olivier Guérot, si dhe pata një drekë pune me ambasadorin gjerman, Rainer Rudolph. Gjatë këtyre takimeve diskutuam për sfidat me të cilat po përballet Kosova, zhvillimet aktuale politike dhe qëndrimet e LDK-së ndaj tyre. Rëndësi të veçantë gjatë bisedave tona iu kushtua Zgjedhjeve Nacionale të 28 dhjetorit si dhe vizionin politik tonin pas zgjedhjeve. Theksova përkushtimin e LDK-së për të garantuar stabilitet institucional dhe për të shtyrë përpara zhvillimin ekonomik të vendit; dhe mbi të gjitha ritheksova përkushtimin e LDK-së për ecje euroatlantike me aleat. Po ashtu vura në pah se lista e LDK-së përfaqëson profesionistë të dëshmuar, njerëz të përkushtuar e punëtorë të palodhur, të cilët mbi gjithçka e duan Kosovën dhe punojnë me zemër për të. Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e jashtëzakonshme që SHBA-të, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania dhe Franca i kanë dhënë Kosovës në çdo etapë shtetformuese. Nënvizova se partneriteti ynë i qëndrueshëm me këto vende mike mbetet themelor për të ardhmen demokratike dhe orientimin euroatlantik të Republikës sonë. LDK mbetet garancë thelbësore e një rrugëtimi të tillë.
DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 577)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 261)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (159)
  • Shpallje (1)
  • Sport (339)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com