DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Abdixhiku për 11 Shtatorin: Kosova e njeh më së miri çmimin e lirisë dhe rëndësinë e miqësisë me SHBA-në

11 Shtator 2026
A A
Abdixhiku sulmon kundërshtarët brenda LDK-së: Lakmia për karrige mund ta dëmtojë partinë dhe ta çojë Kosovën drejt zgjedhjeve të reja
Share on Facebook

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shprehur solidaritet me familjet e viktimave dhe popullin amerikan.

Abdixhiku ka thënë se sulmet e 11 Shtatorit 2001, ku humbën jetën rreth 3 mijë njerëz, tronditën mbarë botën dhe mbetën në kujtesën kolektive si një prej akteve më të rënda të terrorizmit.

“Ky sulm nuk ishte vetëm një goditje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por një sfidë brutale ndaj vetë vlerave themelore mbi të cilat ngrihet shoqëria demokratike, lirisë, paqes dhe bashkëjetesës”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai ka theksuar se Kosova e njeh më së miri çmimin e lirisë dhe rëndësinë e miqësisë me Shtetet e Bashkuara.

“Lidhja e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është vetëm marrëdhënie mes dy vendeve; është një lidhje e ndërtuar mbi besim, vlera dhe një histori të përbashkët solidariteti”, ka shkruar kreu i LDK-së.

Në përvjetorin e 11 Shtatorit, Abdixhiku ka riafirmuar përkushtimin ndaj aleancës me SHBA-në dhe vlerave demokratike.

“I përjetshëm qoftë kujtimi për viktimat e 11 Shtatorit”, ka përfunduar mesazhin e tij Abdixhiku.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 720)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (26 809)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (183)
  • Sport (422)
  • TV (91)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com