DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Abrashi: Marrëveshja me LDK ende është valide, shpresojmë të gjindet zgjidhje në takimin e radhës

2 Shtator 2026
A A
Abrashi: Marrëveshja me LDK ende është valide, shpresojmë të gjindet zgjidhje në takimin e radhës
Share on Facebook

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, tha se për partinë e tij marrëveshja me LDK-në për presidentin është ende valide, pas kundërshtimit të saj nga 6 deputetët e LDK-së. Sipas tij, ky refuzim i tyre ka qenë i papritur dhe nuk do duhej të ndodhte në këtë fazë.

Abrashi tha se shpreson që në takimin e radhës mes Kurtit dhe Abdixhikut të sqarohet situata dhe të arrihet një zgjidhje për këtë çështje. Sipas tij, ky takim nuk është caktuar ende.

“Është fatkeqësi çka ndodhi. Për LVV-në ende është valide marrëveshja e arritur mes kryetarëve tanë marrëveshje që ka marrë bekimin e dy kryesive të partive politike…Diçka si kjo ishte e papritur, ky refuzim 6 deputetët të LDK është diçka që nuk do duhej të ndodhte në këtë fazë. Na vjen keq pavarësisht vullnetit tonë për të bërë kompromis për të dalë nga kjo bllokadë tash po hyjmë në një cikël të problemeve të cilat siç po shihet synimin e kanë zgjedhjet e panevojshme. Na mbetet të vazhdojmë takimet konsultimet dhe të bëjmë përpjekjet maksimale për të dalë nga kjo situatë. Gjithësisi e përshëndes takimin e radhës mes dy liderëve kurdo që të mbahet që të sqarohet situata edhe me tej dhe mundësisht të gjindet një zgjidhje që i eviton zgjedhjet. Nuk është caktu ende takimi, s’ka diçka konkrete por ekziston një vullnet pasi pas këtyre rrethanave duhet një sqarim. Takimi është shumë i nevojshëm neve na mbetet me besu dhe shpresu se bëhet një zgjidhje se cila është ajo, tani për tani është e paqartë”, tha Abrashi.

Erta 300×250
I pyetur nëse do të kontaktojnë me deputetë të partive tjera për të siguruar votat e nevojshme për presidentin Abrashi tha se këtë e bëjnë në vazhdimësi.

“Vazhdimisht ne jemi në kontakt me kolegët tanë të partive tjera, jopublikisht asnjëri se don këtë situatë por zyrtarisht e publikisht të gjithë deklarohen pro krizës….”, tha Abrashi.

Duke iu përgjigjur kërkesës së PDK-së dhe të AAK-së për thirrjen e seancës konstituive, Abrashi ripërsëriti qëndrimin e partisë së tij se pa u zgjidhur çështja e presidentit nuk mund të procedohet tutje.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 704)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (26 282)
  • Opinione (54)
  • Showbiz (179)
  • Shpallje (1)
  • Sport (416)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com