DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Adelina Thaqi bëhet deputete për herë të parë – tejkalon edhe kuotën gjinore

3 Janar 2026
A A
Adelina Thaqi bëhet deputete për herë të parë – tejkalon edhe kuotën gjinore
Share on Facebook

Këngëtarja e njohur shqiptare Adelina Thaqi Meta ka shënuar një hap të rëndësishëm në karrierën e saj publike, duke arritur që për herë të parë të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Adelina Thaqi Meta hyri për herë të parë në garën për deputete në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, duke kandiduar nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës. Edhe pse për LDK-në këto zgjedhje nuk rezultuan me një performancë të lartë elektorale, duke siguruar gjithsej vetëm 15 deputetë, Adelina arriti të jetë një prej tyre, falë mbështetjes direkte të votuesve.

Me 16,826 vota, interpretuesja e hitit “Sonte” arriti të renditet si e 13-ta më e votuara brenda listës së LDK-së, duke tejkaluar dy kandidatë meshkuj dhe duke hyrë në Kuvend pa u mbështetur në kuotën gjinore. Një rezultat që e bën mandatin e saj politik të padiskutueshëm nga ana numerike.

 Lista e 15 deputetëve më të votuar të LDK-së deri më tani (Foto: Kerol.li)

Ky sukses merr edhe më shumë peshë po të merret parasysh fakti se kjo ishte hera e parë që Adelina Thaqi Meta garonte për një post deputeti. Angazhimi i saj politik ka qenë i lidhur prej vitesh me LDK-në, parti në të cilën bashkëshorti i saj ka qenë aktivist për një kohë të gjatë, ndërsa kandidatura e saj shënon një kalim të drejtpërdrejtë nga skena artistike në përfaqësim institucional.

Krahas Adelina Thaçi Metës, nga radhët e LDK-së në Kuvendin e Kosovës do të jenë edhe deputetet: Hykmete Bajrami, Doarsa Kica Xhelili, Jehona Lushaku Sadriu dhe Janina Ymeri.

Lista e kandidatëve më të votuar të LDK-së kryesohet nga Lumir Abdixhiku me 83,685 vota, ndërsa Adelina Thaçi Meta zë vendin e 13-të, duke lënë pas Ermal Sadiku dhe Fadil Hadergjonaj për nga numri i votave.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 552)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 715)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (146)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com