DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Administrimi i tokës, garantues i sigurisë ligjore për pronën, mjet për zhvillimin ekonomik e mirëqenies

19 Qershor 2025
A A
Administrimi i tokës, garantues i sigurisë ligjore për pronën, mjet për zhvillimin ekonomik e mirëqenies
Share on Facebook

Është mbajtur takimi i Komitetit Ndërministror për Administrimin e Tokës dhe Infrastrukturës Kombëtare për Informacionin Hapësinor në Republikën e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Në këtë takim u diskutuan hapat strategjikë në administrimin e tokës dhe rëndësia e infrastrukturës hapësinore për zhvillimin ekonomik dhe ligjor të vendit.

Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, theksoi rëndësinë e angazhimeve të Komitetit që nga themelimi i tij në vitin 2022.

“Tashmë kemi mbajtur një sërë mbledhjesh të rëndësishme, andaj është me rëndësi që të vazhdojmë t’i kryejmë detyrat që kemi përpara, veçanërisht identifikimin e politikave dhe çështjeve strategjike”, tha ai.

Ndërsa, sekretari i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Izedin Bytyqi, vuri në pah dimensionet e shumta që përfshin administrimi i tokës.

“Administrimi i tokës nuk është vetëm çështje teknike, por po ashtu është edhe çështje ekonomike dhe sociale. Është edhe garantues i sigurisë ligjore për pronën, edhe mjet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenies qytetare. Pa sistem të mirëfilltë të administrimit të tokës nuk mund të kemi planifikim të drejtë e zhvillim të barabartë apo qasje të drejtë”, tha Bytyqi.

Ai bëri të ditur se Kosova tashmë është në fazën e zbatimit të një prej projekteve më madhore të dekadës së fundit.

“Sot jemi në fazën e zbatimit të një prej projekteve më madhore dhe gjithëpërfshirëse të dekadës së fundit: projektit të ndërtimit të kadastrës që po realizohet në 115 zona kadastrale në 32 komuna të Kosovës. Ky projekt është duke u zhvilluar me ritëm të lartë”, tha ai.

Ndërsa, drejtori ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti, theksoi progresin në aspektin legjislativ dhe tekniko-praktik të reformës kadastrale.

“Ndryshimi sa i përket sistemit për kadastrën, hyrja në fuqi edhe e udhëzimeve administrative në bazë të këtyre reformave, Agjencia Kadastrale e Kosovës ka nxjerrë edhe dy udhëzues të punës: udhëzuesin për matjen, ndryshimin dhe regjistrimin e njësive kadastrale në sistemin kadastral në Kosovë, gjithashtu edhe udhëzuesin për rindërtimin e informacioneve kadastrale”, tha Ahmeti.

“Këtë vit, ritmi i punës është shumëfishuar me qenë se shumë projekte janë realizuar,” përfundoi ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 156)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (312)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com