DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ahmeti për njohjet: Jemi vonuar – Gërvalla më shumë është marrë me çështje të brendshme

2 Qershor 2025
A A
Ahmeti për njohjet: Jemi vonuar – Gërvalla më shumë është marrë me çështje të brendshme
Share on Facebook

Ish-ambasadori, Amir Ahmeti sot në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova ka folur në lidhje me procesin e njohjeve të Kosovës, për çka ai u shpreh se “jemi vonuar”.

Në lidhje me këtë, ai tha se janë disa faktorë, duke filluar nga pozita e Kosovës në arenën ndërkombëtare, e deri tek çnjohjet.

“Puna e njohjeve të Kosovës, mendoj se jemi vonuar shumë. Mendoj se janë disa faktorë, në këtë rast Kosova në arenën ndërkombëtare si qëndron, e dyta çnjohjet edhe pse në të drejtën ndërkombëtare çnjohja si nocion nuk ekziston, por ajo ka efekte politike dhe për këtë arsye është çështje për të cilën duhet diskutuar”, tha ai.

Ish-ambasadori Ahmeti tha se problematikë tjetër e procesit të njohjeve është edhe Ministria e Jashtme, e cila sipas tij ka qenë shumë pasive.

Duke folur për Ministren në detyrë të kësaj Ministrie, Donika Gërvallën, ai tha se ajo më shumë është marrë me çështje të brendshme, sesa me ato të jashtmet, përcjell Klankosova.tv.

“Pastaj, si problematikë tjetër gjatë këtij procesi të njohjeve e kemi Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, e cila që pesë vite është shumë pasive, mos të themi që periudha më pasive e Ministrisë së Punëve të Jashme prej shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008”.

“Kemi një Ministri ose Ministre e cila më shumë është marrë me çështje brendshme në Ministrinë e Punëve të Jashme, sesa me çështje të jashme. Një pjesë të fajit ndoshta e ka edhe vet presidentja kur e ka propozuar si pjesë e koalicionit me Vetëvendosjen”.

“Aty ishin bashkëpartiake, por ne nuk e kemi njohur, ajo e ka njohur më së miri, pse me ia delegu një dikaster kaq të rëndësishëm të shtetit të Kosovës, me ia dorëzu një anëtare të partisë e cila vendin e parë të punës në krejt jetën e saj, është Ministre e Punëve të Jashtme, pa pasur asnjë ditë përvojë pune në asnjë institucion as ndërkombëtar e as vendor, e as madje në Gjermani ku edhe ka jetuar deri më tani”, u shpreh tutje ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 305)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com