DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

AKB kundër thirrjeve për bojkot: Patriotizmi matet me mbështetje për ekonominë vendore

22 Prill 2025
A A
AKB: Rritet shitja 10 % në marketet e Kosovës
Share on Facebook

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka reaguar ashpër pas thirrjes së Sekretarit Organizativ të Vetëvendosjes, Alim Rama, për bojkotimin e produkteve vendore të kompanive të Devollëve. Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, në një prononcim për Kosova.info, e ka quajtur këtë qasje të papranueshme dhe të dëmshme për ekonominë e vendit.

“Thirrjet për bojkotimin e produkteve vendore janë të papranueshme dhe dëmtojnë drejtpërdrejt ekonominë tonë, punëtorët tanë dhe të ardhmen e vendit. Askush, e aq më pak një përfaqësues politik, nuk guxon ta godasë sektorin privat – motorin e vetëm të zhvillimit ekonomik të Kosovës”, u shpreh Shahini.

Ai theksoi se kompanitë vendore, si ato të Devollëve, janë ndër kontribuuesit më të mëdhenj në ekonominë kosovare duke krijuar mijëra vende pune dhe duke mbushur arkën e shtetit me qindra miliona euro.

“Slogani ynë është i qartë dhe i fuqishëm: ‘Unë konsumoj produkte vendore, po ju?’. Prandaj ftoj qytetarët e Kosovës që të rrisin konsumimin e produkteve tona, e jo t’i bojkotojnë ato,” shtoi ai.

Shahini përmbylli reagimin e tij duke theksuar se patriotizmi sot nuk matet me fjalë, por me veprime konkrete që forcojnë ekonominë dhe shtetin. “Patriotizmi sot matet me mbështetje për ekonominë tonë vendore,” theksoi ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 529)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 788)
  • Opinione (35)
  • Showbiz (143)
  • Shpallje (1)
  • Sport (308)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com