DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

AKK: Qendrat për Punë Sociale nuk mund të kujtohen vetëm pas tragjedive

29 Tetor 2026
A A
Komunat protestojnë sot në Prishtinë, kundër ndërhyrjeve të Qeverisë
Share on Facebook

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) ka kërkuar nga Ministria e Financave që ta procedojë menjëherë projektligjin që mundëson financimin e shërbimeve sociale përmes grantit specifik, duke theksuar se komunat e kërkojnë këtë mekanizëm që nga viti 2022.

Sipas AKK-së, Ministria e Financave e ka tërhequr projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Financat e Pushtetit Lokal, i cili parashihte këtë grant, dhe prej vitesh nuk e ka proceduar më tej.

AKK vlerëson se ky grant do të mundësonte punësimin e më shumë profesionistëve, sigurimin e mjeteve themelore të punës, investime në hapësira dhe siguri, kompensimin e angazhimit jashtë orarit, si dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët.

Sipas këtij asociacioni, pothuajse të gjitha këto nevoja aktualisht mungojnë ose janë të pamjaftueshme në Qendrat për Punë Sociale (QPS).

Në reagimin e saj, AKK ka theksuar se punonjësit socialë vazhdojnë të punojnë edhe pas orarit të rregullt, pa mbështetjen e nevojshme, ndërsa përballen me raste të rënda dhe përgjegjësi të mëdha.

“Është e papranueshme të bllokosh mekanizmin e financimit dhe pastaj të kërkosh llogari vetëm nga komunat e punonjësit socialë. Kush jep përgjegjësi për këtë zvarritje shumëvjeçare?”, thuhet në reagimin e AKK-së.

Ky asociacion ka kritikuar edhe mënyrën se si Qendrat për Punë Sociale marrin vëmendje institucionale kryesisht pas rasteve të rënda, duke përmendur rastin në Pejë dhe vrasjen e një gruaje pranë QPS-së në Ferizaj.

Sipas AKK-së, pas këtyre ngjarjeve paralajmërohen inspektime, ndërsa nevojat e institucioneve që ofrojnë shërbime sociale vazhdojnë të mos adresohen.

“Çdo neglizhencë duhet të hetohet. Por inspektimet pas tragjedive nuk e shlyejnë përgjegjësinë për pengimin e financimit”, thuhet në reagim.

Në fund, AKK i ka bërë thirrje Ministrisë së Financave që ta procedojë menjëherë projektligjin, duke theksuar se mbrojtja e jetës dhe funksionimi i duhur i shërbimeve sociale nuk duhet të presin më.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 775)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 052)
  • Opinione (62)
  • Showbiz (209)
  • Sport (488)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com