DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Aksident i rëndë në rrugën Shkup-Bllacë, përplasen dy vetura me targa të Kosovës, gjashtë persona të lënduar

24 Korrik 2026
A A
Aksident i rëndë në rrugën Shkup-Bllacë, përplasen dy vetura me targa të Kosovës, gjashtë persona të lënduar
Share on Facebook

Gjashtë persona nga Kosova kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku, i cili ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në rrugën magjistrale Shkup-Pikëkalimi Kufitar Bllacë e Poshtme, në Maqedoninë e Veriut.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut (MPB), në aksident janë përfshirë dy automjete me targa të Kosovës: një veturë “Kia”, e drejtuar nga K.C. (33 vjeç) nga Kosova, dhe një “Volkswagen Golf”, që drejtohej nga S.J. (61 vjeç), gjithashtu shtetas i Kosovës.

“Si pasojë e përplasjes, lëndime të rënda trupore kanë pësuar të dy drejtuesit e automjeteve, si dhe pasagjeret e ‘Volkswagen Golf’-it, S.J. (54) dhe E.J. (20). Ndërsa lëndime trupore kanë marrë edhe dy pasagjerët e tjerë të kësaj veture, B.H. (23) dhe B.I. (35)”, thuhet në njoftimin e MPB-së së RMV-së.

Të gjithë të lënduarit janë transportuar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori” dhe në Qendrën e Urgjencës pranë kompleksit të klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Autoritetet maqedonase kanë bërë të ditur se, me urdhër të prokurorit publik, drejtuesi i veturës “Kia”, K.C., do të privohet nga liria pasi të përfundojë trajtimin mjekësor në spital.

Ndërkohë, ekipi hetimor i Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) në Shkup ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit janë duke vazhduar.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 655)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (24 774)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (172)
  • Shpallje (1)
  • Sport (391)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com