DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Aksident tragjik në Nju Jork – raportohet për disa të vdekur, mes tyre edhe fëmijë

23 Gusht 2025
A A
Aksident tragjik në Nju Jork – raportohet për disa të vdekur, mes tyre edhe fëmijë
Share on Facebook

Një aksident i rëndë ka ndodhur në shtetin e Nju Jorkut, ku një autobus turistik u përmbys në autostradën Interstate 90, mes qyteteve Rochester dhe Buffalo.

Si pasojë e aksidentit, është mbyllur një pjesë e autostradës, ndërsa policia ka konfirmuar se ka disa viktima, përfshirë edhe fëmijë, si dhe të lënduar të shumtë, raporton “USAToday”, transmeton Klankosova.tv.

Sipas policisë së shtetit, në momentin e aksidentit në autobus ndodheshin 52 pasagjerë. Disa prej tyre kanë mbetur të bllokuar brenda, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë ndërhyrë për t’i nxjerrë.

Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, tha se ishte informuar për “aksidentin tragjik” dhe se autoritetet po ndjekin nga afër situatën.

Organizata Mercy Flight konfirmoi se ka vënë në dispozicion helikopterë për transportimin e viktimave drejt spitaleve lokale. Ndërkohë, zyrtarët njoftuan se në vendngjarje ndodhen dhjetëra autoambulanca dhe ekipe mjekësore për të përballuar situatën emergjente.

Policia u ka bërë thirrje udhëtarëve të shmangin zonën, pasi trafiku është paralizuar dhe priten vonesa të gjata. /

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 255)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com