DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Aksionet policore në veri të Mitrovicës, serbët paralajmërojnë sot protestë

16 Maj 2025
A A
Aksionet policore në veri të Mitrovicës, serbët paralajmërojnë sot protestë
Share on Facebook

Aksionet e Policisë së Kosovës ditëve të fundit në veri të Mitrovicës, për rikthimin e objekteve të uzurpuara nga strukturat ilegale serbe nën menaxhimin legjitim komunal, kanë bërë që qytetarët serbë të kësaj pjese të vendit të organizojnë protestë kundër këtyre aksioneve.

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani tha se mund të ketë protestë, por që nuk presin të ketë probleme.

“Ka protestë para sallës së sporteve në veri të Mitrovicës nga nxënësit dhe prindërit, por nuk ka probleme” , tha Elshani për rtv21.tv.

Ndryshe, gjatë ditës së enjte Komuna e Mitrovicës Veriore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë ndërmarrë hapa konkretë për rikthimin e objekteve të uzurpuara nga strukturat ilegale serbe nën menaxhimin legjitim komunal.

Nga këto aksione sipas kryetarit të Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, janë liruar dhe kthyer në administrimin e Komunës; objekti katërkatësh në rrugën Kollashini, ku ishin të vendosura: Instituti për Sport, Rini dhe Shërbime të Specializuara, Shoqata Sportive dhe SHKA “Kosova Bozhur”; Muzeu i Qytetit në rrugën Lole Ribar; Qendra Sportive në rrugën Llola Ribar, afër ish-remontit.

“Këto veprime janë ndërmarrë me qëllim të vendosjes së ligjshmërisë, forcimit të institucioneve lokale dhe garantimit të një të ardhme të përbashkët dhe të sigurt për të gjithë qytetarët, si dhe kthimit të hapësirave publike në shërbim të komunitetit”, shkruante Atiq në Facebook.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 335)
  • Opinione (37)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com