DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Aksioni i PSD-së para LDK-së shoqërohet me tensione, Paris Guri përplaset me Molliqajn

18 Maj 2026
A A
Aksioni i PSD-së para LDK-së shoqërohet me tensione, Paris Guri përplaset me Molliqajn
Share on Facebook

Partia Socialdemokrate (PSD) ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), për mungesë të qëndrimit të qartë politik pas zgjedhjeve, derisa një aksion i kryetarit të kësaj partie, Dardan Molliqaj, para zyrave të LDK-së, është shoqëruar me tensione dhe përplasje verbale me ish-deputetin e LDK-së, Paris Guri.

Guri kërkoi nga PSD që aksione të tilla t’i zhvillojë para zyrave të partisë në pushtet dhe e akuzoi PSD-në se aksionet ndaj partive opozitare po i bën me direktivë të Vetëvendosjes.

Pas tensioneve, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha se sikleti i partive opozitare, e në veçanti i LDK-së është i papërmbajtshëm.

“Sikleti i partive opozitare, në veçanti i LDK-së, është i papërmbajtshëm. Njerëz që blejnë vota në diasporë, njerëz që blejnë like, njerëz që i shkojnë Albin Kurtit, njerëz që i shkojnë Albin Kurtit në secilin takim me fol”, tha ai.

Molliqaj tha se PSD po kërkon përgjigje të qartë nga LDK për pozicionin pas zgjedhjeve.

“Kurrgjë më shumë Partia Socialdemokrate s’ka thënë sesa me na u përgjigj në pyetjen jetike: Çka kanë me bë Lidhja Demokratike pas zgjedhjeve? A janë për qeveri me Kurtin, a janë për qeveri pa Kurtin, a janë për president me Kurtin, a janë për president pa Kurtin? Mashtrimi opozitar nuk guxon me shku tutje. Lypi votat për pushtet antiKurt e shko negocio me Kurtin. Këta janë ata të cilët, të cilët mendojnë që popullin duhet me manipulu, që popullin mund ta rrejnë. Këta mendojnë që populli nuk e kupton të vërtetën. Për këtë arsye, në vazhdimësi i ka kuptuar populli. Sikletin që e patë sot të Parisi është sikleti i Lumirit e i Vjosës, sepse është kuptuar totalisht që kjo ka qenë një skemë e mashtrimit”, tha ai.

Ai tha se zgjedhjet janë shkaktuar nga kalkulimet politike të LDK-së.

“Vendi ka shkuar në zgjedhje sepse Lidhja Demokratike e Kosovës ka besuar që duke e marrë Vjosën bashkë me Lumirin e duke i larguar Kujtimin e Hikmeten e të tjerët, Abdullahun, rritet LDK-ja. Tash që e kanë kuptuar që kjo s’po ndodh, e kanë kthyer fokusin te Partia Socialdemokrate. Ftesa jonë është e qartë. Le të na tregojnë çka doni me bë pas zgjedhjeve. Oferta jonë është e qartë, e dëgjuat edhe më herët, le të nënshkruajnë publikisht. Le të mos vijnë me prish aktivitete. Kurrë aktivitetet e LDK-së, a të PDK-së, a të AAK-së nuk i kemi prish. Kurrë! Kemi bërë aksione proteste, kemi bërë aktivitete politike. Këta janë të mirëseardhur mbasi që kanë, janë të interesuar, te zyra jonë, publikisht, në emisione me fol krejt çdo gjë që ne kemi nevojë për me e fol”, tha ai.

Molliqaj përsëriti thirrjen që LDK të bëjë zotim publik për qëndrimet politike pas zgjedhjeve.

“Prandaj ftesa ime është sikurse të PDK-ja, le të zotohen publikisht që kanë me i mbajtur fjalët, le t’i kallëzojnë popullit për çka janë dhe atëherë jemi në rregull. Përndryshe, të gjitha të tjerat janë manipulime”, tha ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 552)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 772)
  • Opinione (38)
  • Showbiz (148)
  • Shpallje (1)
  • Sport (316)
  • TV (78)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com