DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Aksioni në Pejë, Prokuroria mbylli 7 vendpunime

6 Shtator 2025
A A
Aksioni në Pejë, Prokuroria mbylli 7 vendpunime
Share on Facebook

Një aksion i madh është zhvilluar gjatë ditës së sotme nga prokuroria e Pejës në këtë qytet, si dhe në Klinë, Istog e Deçan. Lidhur me këtë ka thënë detaje vetë kjo prokurori, duke njoftuar se aksioni është zhvilluar në njëzet lokacione. Po ashtu në njoftim bëhet e qartë se aksioni është zhvilluar nën asistencën e Inspektoratit të Punës si dhe me koordinim me Policinë e Kosovës.

Në komunikatë theksohet edhe se aksioni është zhvilluar në punimet e banesave kolektive lidhur me sigurinë e punëtorëve për shëndetin dhe jetën e tyre në vendin e punës nga kompanitë kontraktuese për kryerjen e punimeve.Tutje, shtohet se aksioni është udhëhequr nga kryeprokurorja prokurorisë Themelore të Pejës, Lumturije Vuçetaj dhe nën mbështetjen e 9 prokurorëve të shtetit e 60 zyrtarëve policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë.

Më tej, theksohet edhe se nga ky aksion janë shoqëruar në stacionet policore personat përgjegjës të kompanive kontraktuese dhe si rrjedhojë janë mbyllur shtatë vend punime, dy në qytetin e Pejës, tri në Istog, një në Klinë dhe një në Deçan.Përveç këtyre, nga njoftimi i Prokurorisë bëhet e ditur se në raste ku ka pasur elemente të veprave penale janë iniciuar raste për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës “nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës”.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 540)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 201)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (312)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com