DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Aktakuzë ndaj 6 personave për organizim të grupit kriminal

30 Korrik 2026
A A
Aktakuzë ndaj 6 personave për organizim të grupit kriminal
Share on Facebook

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave, të cilët dyshohen se, si pjesë e një grupi kriminal të organizuar, kanë planifikuar vrasjen e rëndë të një personi, si dhe sulme me armë zjarri dhe mjete shpërthyese ndaj bizneseve të lidhura me të dëmtuarit. Gazeta Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht për identitetin e pesë prej të dyshuarve, të cilët janë Fatos Çollaku, Roland Beqiri, Demokrat Muçaj, Dardan Ramqaj dhe Shpend Kelmendi.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurve A.H., D.R., D.M., F.Q., Sh.K. dhe R.B., për veprat penale:

“Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Veprimet përgatitore për vrasjen e rëndë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Falsifikimi i dokumenteve”; dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Sipas aktakuzës, gjatë periudhës dhjetor 2024 – shkurt 2025, të pandehurit, duke vepruar si grup kriminal i organizuar, dyshohen se kanë planifikuar dhe ndërmarrë veprime për kryerjen e vrasjes së rëndë të një personi.

Po ashtu, ata dyshohen se kanë planifikuar sulme me armë zjarri dhe mjete shpërthyese ndaj bizneseve të lidhura me të dëmtuarit, me qëllim të shkaktimit të dëmit material, frikësimit të viktimave dhe demonstrimit të fuqisë së grupit kriminal.

Sipas Prokurorisë, secili nga të akuzuarit ka pasur role të caktuara në realizimin e planit kriminal, i cili është parandaluar si rezultat i veprimeve hetimore.

“Prokuroria Speciale mbetet e përkushtuar në luftimin e krimit të organizuar dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të dyshuar për kryerjen e veprave të rënda penale”, thuhet në njoftim.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 783)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 401)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (496)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com