DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Akuzohet bashkë me ministrin Damka, por Qeveria Kurti guxon ta pezullojë veç Sekretarin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal

1 Gusht 2025
A A
Akuzohet bashkë me ministrin Damka, por Qeveria Kurti guxon ta pezullojë veç Sekretarin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal
Share on Facebook

Qeveria në detyrë e Kosovës ka pezulluar nga marrëdhënia e punës në shërbimin civil sekretarin e përgjithshëm në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Besim Kamberaj, por nuk ka përmendur aktakuzën që është ngritur ndaj ministrit në detyrë, Fikrim Damka.

Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë vendim që të pezullojë nga marrëdhënia e punës në shërbimin civil sekretarin e përgjithshëm në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Besim Kamberaj, pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij nga Prokuroria Speciale.

Ndonëse aktakuzë është ngritur edhe ndaj ministrit në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, qeveria nuk ndërmori asnjë vendim dhe nuk tha as edhe një fjalë për të.

“Ky propozim-vendim është bazuar në njoftimin e pranuar nga organet e drejtësisë, sipas të cilave ndaj zotërisë Kamberaj është ngritur aktakuzë për kryerjen e veprës penale që lidhet me ushtrimin e funksioneve të tij zyrtare”, deklaroi ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në fillim të muajit korrik, Prokuroria Speciale kishte ngritur një tjetër aktakuzë ndaj ministrit aktual të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka si dhe sekretarit të këtij dikasteri, Besim Kamberaj për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës të pandehurit, duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Marrëveshjet Ndërkombëtare dhe Procedurat e Financimit Publik të OJQ-ve, dhe në kundërshtim me kompetencat e Ministrisë, kanë tejkaluar limitet e mundësisë së financimit të OJQ-ve nga fondet publike, duke financuar organizatat e përmendura pa organizuar thirrje publike.

Dëmi që i është shkaktuar buxhetit të shtetit përmes këtij veprimi është mbi një milion euro.

Në shkurt të këtij viti Damka ishte arrestuar bashkë me një familjar të tij, nën dyshimin për veprën penale “sulm” dhe “kanosje”.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 567)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (22 989)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (157)
  • Shpallje (1)
  • Sport (336)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com