DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Alajdin Fusha publikon faturën marramendëse të rrymës: 157 mijë euro për një muaj, alarmon për mbijetesën e prodhimit vendor

10 Nëntor 2026
A A
Alajdin Fusha publikon faturën marramendëse të rrymës: 157 mijë euro për një muaj, alarmon për mbijetesën e prodhimit vendor
Share on Facebook

Afaristi dhe sipërmarrësi nga Prizreni, Alajdin Fusha, ka ngritur shqetësimin për koston e lartë të energjisë elektrike për bizneset prodhuese në Kosovë, duke publikuar faturën që fabrika e tij ka pranuar nga KESCO.

Përmes një postimi në Facebook, Fusha ka bërë të ditur se më 9 nëntor 2026 ka pranuar një faturë në vlerë prej 157,884.67 eurosh, për gjithsej 505,974 kilovatë-orë energji elektrike të faturuar.

Sipas llogaritjeve të tij, kur përfshihen të gjitha kostot e furnizimit, rrjetit dhe TVSH-së, çmimi i një kilovat-orë energjie arrin në 0.312 euro, apo 31.2 centë.

Duke u bazuar në këtë faturë, Fusha ka ngritur një pyetje për institucionet e Kosovës: si mund të mbijetojë prodhimi vendor dhe të jetë konkurrues në treg, kur vetëm kostoja e energjisë elektrike arrin në këto nivele?

Ai ka shpjeguar se prodhimi i produkteve vendore, si qumështi apo specat, përfshin një varg shpenzimesh, duke filluar nga lënda e parë, grumbullimi, përpunimi, ambalazhimi, pagat dhe transporti, deri te tatimet dhe energjia elektrike.

Sipas tij, këto kosto po e vështirësojnë konkurrencën e prodhuesve vendorë dhe mund të ndikojnë në rritjen e çmimeve për konsumatorët, zvogëlimin e prodhimit dhe shtyrjen e investimeve.

Fusha ka bërë të ditur se biznesi i tij ka investuar edhe në panele solare, me qëllim të zvogëlimit të varësisë nga energjia elektrike e blerë. Megjithatë, ai ka shprehur shqetësimin për fabrikat e tjera që nuk kanë pasur mundësi të bëjnë investime të tilla.

Në reagimin e tij, afaristi i është drejtuar publikisht ministres së Ekonomisë, Mimoza Kusari-Lila, duke kërkuar që institucionet të shqyrtojnë mundësinë e krijimit të mekanizmave mbrojtës për prodhuesit vendorë, ngjashëm me diskutimet për vendosjen e një çmimi tavan për derivatet e naftës.

Ai ka kërkuar bashkëpunim ndërmjet Qeverisë, Ministrisë së Ekonomisë dhe Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), në mënyrë që të shqyrtohen kostot e energjisë për industrinë përpunuese, transparenca e formimit të çmimeve dhe mbështetja për investimet në energji të ripërtëritshme.

“Nuk po kërkojmë energji falas. Nuk po kërkojmë privilegje. Po kërkojmë kushte ekonomikisht të përballueshme për të prodhuar në Kosovë”, ka shkruar Fusha.

Në fund, ai ka paralajmëruar se nëse prodhuesit vendorë nuk arrijnë t’i përballojnë kostot, pasojat nuk do të kufizohen vetëm te bizneset, por do të prekin edhe punëtorët, fermerët, furnitorët dhe konsumatorët.

Ai ka kërkuar nga institucionet që të ndërmarrin hapa konkretë për të siguruar kushte më të favorshme për prodhimin vendor, duke rikthyer në vëmendje rëndësinë e prodhimit në vend dhe zvogëlimit të varësisë nga importi.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 785)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 454)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (211)
  • Sport (498)
  • TV (126)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com