DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Alarm kombëtar: Kosova e braktisur nga partnerët strategjikë

Shkruan: Hisen Berisha

12 Shtator 2025
A A
Berisha: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ndez debatin politik në Kosovë
Share on Facebook

Për herë të parë pas çlirimit, Kosova ndodhet në një gjendje alarmi kombëtar.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës – partneri ynë historik dhe strategjik – shpallën pezullimin e përkohshëm, por pa afat, të Dialogut Strategjik me Kosovën. Ky vendim nuk është thjesht një procedurë diplomatike, është akti më i rëndë politik dhe diplomatik që SHBA ka ndërmarrë ndaj Kosovës në këto 26 vite liri.

Në deklaratën zyrtare të Ambasadës Amerikane në Prishtinë theksohet se “veprimet e qeverisë kujdestare kanë prodhuar tensione dhe paqëndrueshmëri, duke pamundësuar bashkëpunimin produktiv me SHBA për prioritetet e përbashkëta.”
Kjo është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj qeverisë Kurti, e cila me politika aventuriere dhe agjendë të hapur antishtet, si dhe sjellje të papërgjegjshme ka minuar themelet e partneritetit me SHBA-në.

Ky nuk është një paralajmërim i parë.
Që nga ardhja në pushtet e Vetëvendosjes dhe satelitëve të saj politikë, LVV–Guxo–Alternativa, Kosova ka refuzuar sistematikisht çdo iniciativë amerikane për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin rajonal, për Kosovën me fokus.
Nga marrëveshjet ndërkombëtare për normalizimin e raporteve me Serbinë, deri tek orientimi gjeostrategjik i rajonit, kjo strukturë politike ka ndjekur një linjë të qëllimshme konfrontuese me SHBA.

Pranimi i planit franko-gjerman, i shoqëruar me vetëmenaxhim dhe eksteritorialitet për objektet religjioze serbe, Statuti i Asociacionit të shkruar nga grupi serb dhe i adaptuar nga BE si pushtet paralel politik-territorial në veri, si dhe Aneksi i Ohrit që i njeh Serbisë të drejtën të mos e njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, as të ndryshoj kushtetutën e saj – janë fakte që dëshmojnë tradhtinë politike të kësaj qeverie ndaj interesave kombëtare.

Ky zhvillim i fundit e nxjerr Kosovën para një udhëkryqi fatal: ose mbetemi të lidhur ngushtë me SHBA-në, BE-në dhe NATO-n, duke mbrojtur identitetin dhe pavarësinë tonë; ose përfundojmë tërësisht në kthetrat e Serbisë, Rusisë dhe aleatëve të tyre euro-aziatikë, si një territor i paidentitet politik dhe një komunitet pa identitet kombëtar.

Populli i Kosovës ka bërë tashmë zgjedhjen e vet strategjike: SHBA, Perëndimi dhe integrimet euro-atlantike. Ishte ky orientim që na çoi në fitoren e lirisë, në shpalljen e pavarësisë dhe në përqafimin e botës demokratike. Nuk duhet lëjuar asnjë forcë politike, sado e përkohshme, që ta ndryshojë këtë kurs kombëtar.

Sot është koha për reflektim të madh dhe vendimmarrje të madhe. Kosova nuk mund të mbetet peng i një strukture politike që e ka shndërruar aventurën ideologjike dhe agjendën antishtet – në politikë shtetërore dhe që përmes arrogancës po rrezikon miqësinë më të madhe që ka pasur ndonjëherë ndonjë popull – miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 588)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 319)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (160)
  • Shpallje (1)
  • Sport (341)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com