DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Alarmi për fruthin në Kosovë: Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve kërkon zbatim rigoroz të vaksinimit në çerdhe

31 Korrik 2026
A A
Alarmi për fruthin në Kosovë: Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve kërkon zbatim rigoroz të vaksinimit në çerdhe
Share on Facebook

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve ka shprehur shqetësim për rritjen e rasteve me fruth në Kosovë, duke u bërë thirrje institucioneve parashkollore që të zbatojnë me rigorozitet kërkesat për vaksinimin e fëmijëve.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, deri më 27 korrik 2026 janë konfirmuar 78 raste me fruth në vend.

Aktualisht, 17 fëmijë janë të shtruar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku po marrin trajtim mjekësor. Dy prej tyre po trajtohen me mbështetje me oksigjen për shkak të vështirësive në frymëmarrje. Fëmijët e prekur janë kryesisht të moshës nga 1 deri në 2 vjeç.

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve ka ngritur shqetësimin edhe për përhapjen e fruthit në dy institucione parashkollore, ku janë prekur fëmijë të pavaksinuar.

Në reagimin e tij, koalicioni rikujton se, sipas masave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, asnjë fëmijë nuk duhet të pranohet në institucionet parashkollore dhe shkollore pa dokumentin zyrtar që dëshmon vaksinimin.

Koalicioni u ka bërë thirrje drejtuesve të institucioneve parashkollore që t’i zbatojnë me përgjegjësi masat parandaluese, ndërsa ka apeluar edhe te prindërit dhe kujdestarët ligjorë që t’i vaksinojnë fëmijët sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit.

Sipas Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, vaksinimi nuk është vetëm një masë mbrojtëse, por edhe obligim ligjor i prindërve për të garantuar shëndetin dhe jetën e fëmijëve.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 660)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (24 901)
  • Opinione (51)
  • Showbiz (176)
  • Shpallje (1)
  • Sport (398)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com