DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Aleanca mbështet çdo iniciativë për drejtësi në Hagë: Besojmë në pafajësinë e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

21 Shtator 2026
A A
Aleanca mbështet çdo iniciativë për drejtësi në Hagë: Besojmë në pafajësinë e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit
Share on Facebook

Aleanca ka shprehur mbështetjen për çdo iniciativë ligjore dhe demokratike që synon garantimin e drejtësisë në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Në një reagim publik, Aleanca ka përsëritur qëndrimin e saj institucional se lufta e UÇK-së për çlirimin e Kosovës ishte e drejtë dhe e pashmangshme.

“Duke besuar thellë se lufta e popullit të Kosovës për liri, e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ishte e drejtë, e pastër dhe e pashmangshme, qëndrojmë fuqishëm në bindjet tona”, thuhet në reagim.

Aleanca ka deklaruar gjithashtu se beson në pafajësinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në përfundim të procesit gjyqësor në Hagë.

“Besojmë se në fund të këtij procesi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të dalin të pafajshëm”, thuhet më tej.

Në fund, Aleanca u ka bërë thirrje Kosovës dhe institucioneve të saj që të angazhohen për të mbështetur procesin dhe për të kontribuar që ai të përfundojë me, siç shprehet, drejtësi të plotë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 726)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 485)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (190)
  • Sport (436)
  • TV (92)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com