Lideri i BDI-së, ish-eprori i UÇK-së, Ali Ahmeti, ka folur para protestuesve në Prishtinë. Ai ka thënë se rruga teksa erdhi në Prishtinë, ishte e mbushur me qytetarë nga të gjitha anët për të marrë pjesë në protestë.
Njëri nga ish-themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Ahmeti, në fjalën e tij në protestën kundër padrejtësive në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së tha se janë në shesh për të kërkuar liri për çlirimtarët që po trajtohen padrejtësisht nga Gjykata Speciale.
Ahmeti tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë një luftë të drejtë, luftë për liri, luftë për çlirim nga pushtimi.
“Që nga viti 1994, kur filloi të komunikojë veprimet e saj, ajo ka qenë e qartë për qëllimin e saj çlirimtar. UÇK-ja i është përmbajtur ligjeve ndërkombëtare të luftës, përfshirë Konventën e Gjenevës të vitit 1949. Ajo asnjëherë nuk është marrë me të pafajshmit. Asnjëherë nuk ka vrarë civilë, gra, fëmijë apo pleq”.
“Ajo ka qenë e qartë në deklarimet e saj dhe në mënyrë të përsëritur ka sqaruar se lufta e saj ishte vetëm e vetëm për çlirim. Ka sqaruar se lufta e saj nuk është luftë kundër asnjë populli, kundër asnjë etnie në Kosovë, nuk është luftë fetare dhe nuk është luftë terroriste. Kjo luftë e drejtë e çoi Kosovën drejt fitores së lirisë dhe pavarësisë, dhe ndikoi në përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon”, tha Ahmeti.
Tutje, ai u shpreh se UÇK-ja dhe udhëheqësit e saj sollën ndryshime pozitive gjeostrategjike, duke e sjellë Perëndimin, NATO-n, Amerikën dhe Evropën në Ballkan, pas rënies së Millosheviqit.
“Ky ndryshim solli stabilitet, bashkëpunim rajonal dhe perspektivë pro-perëndimore. Dhe këtë e bënë pikërisht këta liderë që sot mbahen padrejtësisht prapa grilave në Hagë. Tani në rajonin tonë me disa liderë të rinj më së shumti mungojnë stabiliteti, bashkëpunimi, solidariteti dhe qartësia pro perëndimore. Kush mban mbyllur këta kontribues stabiliteti, punon kundër stabilitetit tonë e të vetë perëndimit në Ballkan”.
“Gjatë luftërave, e pas tyre, e deri më sot, e si duket, për fat të keq, asnjëherë Serbia dhe zyrtarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë pajtuar me të drejtat e shqiptarëve. Prandaj, Serbia, me përkrahësit e saj, ka bërë dhe po bën gjithçka për zhbërjen e Pavarësisë së Kosovës. Përmes Gjykatës Speciale të Hagës, ajo po përpiqet të përmbysë çdo të arritur në Kosovë”, tha Ahmeti.
Ai ka thënë se rruga teksa erdhi në Prishtinë, ishte e mbushur me qytetarë nga të gjitha anët për të marrë pjesë në protestë.
“Trupi rridht më shkonte rrugës kah vija, djem e vajza, mu si në vitet kur në Kosovë ushtroheshte dhunë dhe i tërë populli organizohej kundër regjimit barbara. Shqiptarët nga të gjitha anët, Struga, Kërçova, Gostivari, Tetova, Shkupi, Kumanova, sot vërshnonin rrugët drejt pjesëmarrjes në këtë protestë për drejtësi. Kombi ynë historikisht ka qenë i bashkuar si një trup i vetëm kur ne na është rrezikuar identiteti dhe dinjiteti. Prandaj, sot si një trup, jemi këtu për të kërkuar liri për lirimtarët që po trajtohen padrejtësisht nga Gjykata Speciale. Kemi dalur për të kërkuar të drejtën tonë. UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë, luftë për liri, luftë për çlirim nga pushtimi. Që nga viti 1994 kur filloi të komunikohej veprimet e saj, ajo ka qenë e qartë për qëllimin e saj çlirimtar. Ushtria Çlirimtare e Kosovës i është përmbajtur ligjeve ndërkombëtare të luftës përfshirë konventën e Gjenevës, të vitit 1949”, tha Ahmeti.
Ai theksoi se kush i mban të mbyllur ish-krerët e UÇK-së, është kundër stabilitetit.
“Në rajonin tonë, në disa lider të ri më së shumti mungon bashkëpunimi, stabiliteti e qartësia pro-perëndimore. Kush i mban të mbyllur këta kontribuues stabiliteti, punon kundër stabilitetit tonë, dhe vet Perëndimit në Ballkan. Gjatë luftërave, pas tyre, e deri më sot, asnjëherë Serbia e zyrtarët e Maqedonisë nuk janë pajtuar me të drejtat e shqiptarëve. Serbia po bën gjithçka për zhbërjen e pavarësisë së Kosovës përmes Gjykatës Speciale të Hagës. Po përpiqet të përmbys çdo të arritur në Kosovë. Gjykata u formua si u formua, u votua si u votua nga deputetë, u bë si u bë, ishte si ishte, por edhe ashtu siç u krijua, ajo nuk po e respekton të drejtën për një gjykim të paanshëm, të drejtë e brenda afatit të aryeshëm”, tha Ahmeti.
