DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Altin Krasniqi kandidat për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit

12 Maj 2026
A A
Altin Krasniqi kandidat për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit
Share on Facebook

Altin Krasniqi, përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se do të jetë kandidat për deputet edhe në zgjedhjet e 7 qershorit.
Krasniqi potencoi se këtë radhë e kishte më të vështirë t’a merrte vendimin pasi po pritet vendimi final në Hagë.

Ai njoftoi se në këto zgjedhje kandidon me numrin 20.

“Në këto momente vendimtare, është shumë e rëndësishme që të jemi bashkë, për çlirimtarët tanë, ashtu edhe për qytetarët që kanë nevojë për një PDK të fortë dhe të bashkuar.

Dua të besoj se këto janë zgjedhjet e fundit pa figurat që kontribuan jo vetëm në çlirim, por edhe në të gjitha fazat e shtetndërtimit të Kosovës. Prandaj, duhet të tregojmë durim dhe pjekuri politike, sepse dielli do të lindë përsëri” shkruan Krasniqi.

Reagimi i plotë:

Të nderuar miq dhe qytetarë,

Edhe këtë herë kam vendosur të kandidoj për deputet. Ndonëse kësaj radhe ishte më e vështirë ta marr këtë vendim, në një kohë kur po presim edhe vendimin final në Hagë, me shpresën që në fund të ketë drejtësi dhe jo vendim politik.

Në këto momente vendimtare, është shumë e rëndësishme që të jemi bashkë, për çlirimtarët tanë, ashtu edhe për qytetarët që kanë nevojë për një PDK të fortë dhe të bashkuar.

Dua të besoj se këto janë zgjedhjet e fundit pa figurat që kontribuan jo vetëm në çlirim, por edhe në të gjitha fazat e shtetndërtimit të Kosovës. Prandaj, duhet të tregojmë durim dhe pjekuri politike, sepse dielli do të lindë përsëri.

Nuk mund të lejojmë që një pushtet i papërgjegjshëm të luajë “karate” me të ardhmen e vendit tonë, një shtet i ndërtuar me mund dhe sakrificë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 616)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 840)
  • Opinione (48)
  • Showbiz (164)
  • Shpallje (1)
  • Sport (355)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com