Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka uruar Dimal Bashën për zgjedhjen e tij në postin e kryeparlamentarit të Kuvendit të Kosovës.
“Urime Dimal Basha, kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës. Me shpresë që Kosova tani do të mund të ecë përpara në formimin e institucioneve”, ka shkruar Ambasada e Gjermanisë në Kosovë në rrjetin social Facebook, transmeton KosovaPress.
Me 73 vota për, 30 kundër dhe tri abstenim, është zgjedhur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.
Kujtojmë që Kuvendi i Kosovës zgjodhi Bashën si kryeparlamentar në tentimin e 58-të për konstituim të institucionit legjislativ.
