DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ambasadori i BE-së në Kosovë: Autorët e sulmit në Banjskë të japin përgjegjësi, Serbia t’i kap ata e t’i ndjekë penalisht

24 Shtator 2025
A A
Ambasadori Orav: BE-ja do një qeveri që mban premtime
Share on Facebook

Sot janë bërë dy vjet prej se në Banjskë të Zveçanit, një grup terrorist e sulmoi Policinë e Kosovës, si pasojë e të cilit mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, ndërsa u plagos polici Alban Rashiti e u lëndua një tjetër.

Për këtë, sot, ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka bërë homazhe pranë varrit të heroit Bunjaku.

Orav ka thënë se autorët e sulmit duhet të mbahen përgjegjës dhe se BE pret që autoritetet në Serbi të kapin dhe ndjekin penalisht ata që gjenden në Serbi.

‘‘Ambasadori i BE-së, Aivo Orav, i bëri homazhe sot oficerit të ndjerë të Policisë së #Kosovës, Afrim Bunjaku, i vrarë në sulmin e shëmtuar në Banjska të kryer nga sulmues të armatosur serb të Kosovës dy vjet më parë. Ai përsëriti se autorët e sulmit duhet të mbahen përgjegjës dhe se BE pret që autoritetet në Serbi të kapin dhe ndjekin penalisht ata që gjenden në Serbi, dhe t’i përgjigjen kërkesës së ndërsjellë ligjore të Kosovës përmes kanaleve të përcaktuara’’, ka shkruar BE në postimin e saj.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 109)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (310)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com