DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ambasadori i BE-së u bën thirrje partive politike të bëhen bashkë për progresin e Kosovës

4 Nëntor 2025
A A
Ambasadori i BE-së u bën thirrje partive politike të bëhen bashkë për progresin e Kosovës
Share on Facebook

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka zhvilluar një konferencë për media të martën, bashkë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ku u prezantuan gjetjet e Raportit të Progresit.

Gjatë kësaj konference, ambasadori i BE-së ka bërë thirrje që partitë politike të bashkohen përtej ndasive dhe të krijojnë një shumicë të fuqishme që mund të mundësojë zbatimin e reformave dhe ratifikimin e marrëveshjeve të rëndësishme për zhvillimin e vendit.

“Jemi në një kohë vendimtare për Kosovën, Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian. Për BE-në, zgjerimi është një imperativ strategjik – një investim në stabilitet, siguri dhe prosperitet”, ka thënë Orav.

Ai theksoi se fqinjët e Kosovës, Shqipëria dhe Mali i Zi, janë në rrugën e duhur drejt integrimit evropian, ndërsa për Kosovën ky vit ka qenë “një hap mbrapa”. Sipas tij, përparimi në rrugën evropiane kërkon partnerë të qëndrueshëm dhe qeveri me shumicë solide që mund të zbatojë Planin e Rritjes dhe të përmbushë obligimet nga dialogu me Serbinë.

Ambasadori evropian përmendi se Kosova ka shënuar përparim në gjashtë fusha kryesore: funksionimin e gjyqësorit, zhvillimin social, politikat e transportit, sigurinë e ushqimit, marrëdhëniet e jashtme dhe ndërtimin e kapaciteteve institucionale. Ai vlerësoi se zgjedhjet e fundit janë mbajtur në përputhje me standardet evropiane, por paralajmëroi se duhet bërë më shumë për ndërtimin e një ekonomie konkurruese dhe për rritjen e efikasitetit të administratës publike.

Orav kërkoi përmirësim të lirisë së shprehjes dhe të ambientit mediatik, duke dënuar sulmet ndaj gazetarëve dhe gjuhën fyese që përdoret, përfshirë nga politikanët.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e përmirësimit të kornizës ligjore për RTK-në dhe KPM-në, si dhe përafrimin e strategjisë kundër korrupsionit me standardet evropiane.

Duke folur për masat e BE-së ndaj Kosovës, ambasadori tha se janë ndërmarrë hapat e parë drejt heqjes së tyre, por theksoi se procesi mbetet i kushtëzuar me deeskalimin e situatës në veri dhe transferimin e pushtetit pas zgjedhjeve lokale.

“Shpresoj që Kosova shumë shpejt do të ketë një qeveri me të cilën mund të punojmë”, tha ambasadori Orav.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 577)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 261)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (159)
  • Shpallje (1)
  • Sport (339)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com