DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ambasadori i Suedisë Westerlund: Vetëvendosje duhet të bëjë kompromis me partitë e tjera

29 Maj 2025
A A
Ambasadori i Suedisë Westerlund: Vetëvendosje duhet të bëjë kompromis me partitë e tjera
Share on Facebook

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke vënë theksin te nevoja për bashkëpunim mes partive politike në funksion të krijimit të institucioneve të reja.

Në një deklaratë për media, Westerlund ka përmendur ngërçin aktual në Kuvendin e Kosovës dhe ka theksuar se, pavarësisht fitores në zgjedhje, partia e parë – në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje – nuk mund të qeverisë e vetme pa siguruar shumicën parlamentare.

“Epo, nuk do të komentoj për detajet, sepse keni këto diskutime mes qeverisë në largim dhe opozitës.

Nëse kthehemi prapa në zgjedhjet e mëparshme, marrim zgjedhjet e vitit 2001 dhe 2004, atëherë kishim një parti politike që kishte rreth 45% të votuesve, si në vitin 2001 ashtu edhe në vitin 2004.

Edhe pse kishin 45%, në fund duhej që të bënin kompromise për të formuar një Qeveri. Pra, siç e dimë të gjithë, duhet të kesh më shumë se 50% për të formuar një Qeveri.

Pra, në fund të fundit, edhe pse kemi partinë më të madhe, duhet të bëjë kompromis dhe të formojë aleanca me partitë tjera politike. Pra, ky është mesazhi im për të gjitha partitë politike: që duhet të bëni kompromise”, ka theksuar ai në një intervistë në emisionin “Gazeta” në Kanal10.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 336)
  • Opinione (37)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (73)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com