DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Amina Nuraj, kandidatja e parë shqiptare nga Sanxhaku për deputete në Parlamentin e Serbisë

8 Tetor 2026
A A
Amina Nuraj, kandidatja e parë shqiptare nga Sanxhaku për deputete në Parlamentin e Serbisë
Share on Facebook

Amina Nuraj nga Pazari i Ri është shpallur kandidate për deputete në Parlamentin e Serbisë në zgjedhjet e 25 tetorit, duke u bërë pjesë e listës së përbashkët “Koalicioni Shqiptar”, e cila përfaqëson shqiptarët.

Kandidatura e Nurajt ka një veçanti, pasi ajo vjen nga Sanxhaku, ndërsa lista shqiptare deri më tani është dominuar kryesisht nga kandidatë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Lista përbëhet nga 10 kandidatë, pesë gra dhe pesë burra, ndërsa në zgjedhje mban numrin 17.

Nuraj, e cila drejton Zyrën e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Pazarin e Ri, prej vitesh është angazhuar në promovimin e gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar në Sanxhak, transmeton Telegrafi.

Ajo ka deklaruar se kandidatura e saj është një mundësi për të ngritur në institucionet e Serbisë çështjet që lidhen me shqiptarët në Sanxhak, Luginën e Preshevës dhe trevat e tjera ku jetojnë shqiptarë.

“Nga Sanxhaku në Parlamentin e Serbisë, me zërin e shqiptarëve”, është mesazhi me të cilin Nuraj e ka përmbledhur kandidaturën e saj.

Sipas saj, ky hap vjen pas rreth 14 vitesh angazhim për çështjet e komunitetit shqiptar, me fokus në ruajtjen e gjuhës, identitetit dhe të drejtave të shqiptarëve.

Aktivistë shqiptarë, përfshirë Nurajn, kanë argumentuar se një pjesë e banorëve me prejardhje shqiptare janë asimiluar ndër dekada dhe se sot identifikohen kryesisht si boshnjakë.

Në vitet e fundit, përfaqësuesit shqiptar në Sanxhak kanë shtuar përpjekjet për ringjalljen e identitetit, gjuhës dhe traditave shqiptare. Në këtë kuadër janë hapur edhe iniciativa për mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët dhe të rinjtë në rajon.

Nuraj ka qenë aktive në këto përpjekje dhe është takuar edhe me përfaqësues të institucioneve të Kosovës, ku ka folur për pozitën dhe të drejtat e shqiptarëve në Sanxhak.

Kandidatura e saj në zgjedhjet e 25 tetorit shënon kështu një përpjekje për ta sjellë zërin e shqiptarëve të Sanxhakut në Parlamentin e Serbisë, përkrah përfaqësuesve nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 777)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 197)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (492)
  • TV (124)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com