DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Analiza e Serwer pas vizitës në Kosovë, dy herë e përmend që Kurti po blen vota para zgjedhjeve

7 Korrik 2026
A A
Serwer: Uashingtoni foli shumë pak, kur njerëzit e Vuçiqit sulmuan paqeruajtësit e NATO-s në veri
Share on Facebook

Profesori univeristar në “Johns Hopkins University”, Daniel Serwer, pas një vizite njëjavore në Kosovë, ka dalë me një analizë të veten për bllokadën dhe polarizimin politik në vend.

Serwer tha se Kosova ka mbajtur tri palë zgjedhje brenda më pak se 16 muajsh, ndërsa ende nuk ka president të ri dhe as qeveri me mandat të plotë.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje, e kryeministrit Albin Kurti, ka votat për të formuar shumicën parlamentare, por jo mbështetjen e nevojshme për zgjedhjen e presidentit.

Ai vlerëson se mungesa e kompromisit mes pozitës dhe opozitës mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të katërta.

Serwer thekson se pjesëmarrja në zgjedhjet e fundit dhe mbështetja për Kurtin kanë rënë, duke shtuar se qytetarët presin më shumë punë dhe më pak përplasje politike.

Profesori amerikan shkruan se opozita dyshon se Kurti synon ndryshime kushtetuese dhe e percepton qasjen e tij si “autoritare”, “antiamerikane” dhe shpesh “dorë të rëndë”.

Në planin ekonomik, ai vlerëson se qeverisja e Kurtit përfitoi nga rimëkëmbja pas pandemisë dhe përmirësoi treguesit e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit.

Megjithatë, Serwer kritikon pagesat shtesë për pensionistët dhe kategori të tjera pak para zgjedhjeve.

“Ai ka shpërndarë pagesa shtesë për pensionistët dhe të tjerë pak para zgjedhjeve.”

Sipas tij, edhe nëse përfituesit janë shtresat më të varfra, “blerja e votave e degradon demokracinë.”

Në përfundim, ai rikthehet sërish te e njëjta kritikë, duke shkruar se Kosova “mund të kishte një qeveri plotësisht funksionale që nuk blen vota.”

Serwer vlerëson se Kosova përballet edhe me sfida serioze energjetike, duke ngritur pikëpyetje për kostot e gazit të lëngshëm amerikan dhe planet për gazifikimin e linjitit.

Në aspektin shoqëror, ai evidenton zhvillimin e sektorit privat dhe ndërtimin intensiv, të nxitur kryesisht nga diaspora, por thekson mungesën e investimeve në infrastrukturë publike dhe sigurime shëndetësore.

Profesori amerikan vëren se krimet ndëretnike janë të rralla, megjithëse retorika mes komuniteteve mbetet e ashpër, sidomos në veri, ku, sipas tij, Beogradi vazhdon të ushqejë tensionet.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 606)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 743)
  • Opinione (46)
  • Showbiz (164)
  • Shpallje (1)
  • Sport (350)
  • TV (87)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com