DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Apple Pay në Kosovë, nga tani mund të paguani me Iphone, Apple Watch, etj.- detaje

29 Korrik 2025
A A
Apple Pay në Kosovë, nga tani mund të paguani me Iphone, Apple Watch, etj.-  detaje
Share on Facebook

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka njoftuar shërbimi i njohur ndërkombëtar i pagesave Apple Pay është bërë zyrtarisht i disponueshëm edhe në Kosovë.

Siç thuhet në njoftimin e BQK-së, tash bankat dhe institucionet financiare në vend mund të lidhin kartelat e tyre me platformën Apple Pay, duke ju mundësuar qytetarëve dhe bizneseve në Kosovë që të kryejnë pagesa të shpejta, të sigurta dhe pa kontakt, përmes pajisjeve të tyre Apple (iPhone, Apple Watch, ose tjetër).Funksionalizimi i plotë i këtij shërbimi për të gjitha bankat dhe institucionet financiare merr kohën e nevojshme mbi bazën e marrëveshjeve të tyre individuale dhe integrimet e nevojshme teknike. Ky është një tjetër hap i rëndësishëm drejt modernizimit të sistemit të pagesave, rritjes së përfshirjes financiare dhe përshpejtimit të digjitalizimit në Kosovë. Pas integrimit të Google Pay, Apple Pay përfaqëson një plotësim të domosdoshëm të qasjes sonë drejt ndërkombëtarizimit të shërbimeve financiare dhe përmbushjes së standardeve evropiane për pagesa digjitale”, thuhet në njoftim.

“Në vazhdën e angazhimeve, si dhe takimit të fundit të mbajtur në muajin Maj 2025 me përfaqësues të lartë të kompanisë Apple, BQK theksoi përkushtimin e saj për të siguruar kushte të favorshme për adoptimin e shërbimeve më moderne financiare në Kosovë, në kuadër të aktiviteteve të Planit Strategjik të BQK-së 2024–2028. Ky sukses është rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë mes BQK-së, sektorit bankar dhe partnerëve ndërkombëtarë, me theks Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. BQK falënderon të gjitha palët e përfshira për kontributin e tyre në këtë proces, dhe mbetet e përkushtuar për të avancuar më tej infrastrukturën digjitale financiare të vendit, në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe aspiratat tona për ndërkombëtarizim dhe integrim evropian”, thuhet njoftimin e BQK-së.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 541)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 305)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (313)
  • TV (72)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com