Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
Gashi ka rikthyer një shkrim të publikuar prej tij më 1 gusht 2025, përmes të cilit kishte kërkuar që Kuvendi i Kosovës t’ia ndalonte Dhomave të Specializuara përdorimin e dokumenteve të prodhuara nga Serbia.
“Kam folur kur ishte koha. Shihni çfarë kam thënë më 1 gusht 2025. Kaq”, ka shkruar Gashi në reagimin e tij.
Në shkrimin e rikthyer, deputeti i LDK-së kishte ngritur çështjen e përdorimit të dokumenteve të prodhuara nga Serbia në proceset gjyqësore në Hagë.
