Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka folur në emisionin “Forum” në DTV Media për zhvillimet e fundit politike në vend dhe ngjarjet e ditës së djeshme në Kuvendin e Kosovës.
Mustafa ka komentuar situatën politike pas zhvillimeve në Kuvend, protestat e vazhdueshme në Prishtinë pas aktgjykimit në Hagë, si dhe votimin e ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Në fokus të diskutimit ishte edhe zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës Presidente e Kosovës. Mustafa ka vlerësuar se zgjedhja e presidentes së re mund t’i japë vendit një energji të re dhe pozitive.
Ai ka folur gjithashtu për sfidat politike dhe institucionale me të cilat përballet Kosova, duke komentuar zhvillimet e fundit dhe pritjet për periudhën në vijim.
