DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Arian Tahiri dhe Besnik Tahiri bëjnë thirrje për konstituimin e Kuvendit: Rrethanat tregojnë një emergjencë kombëtare

13 Gusht 2026
A A
Arian Tahiri dhe Besnik Tahiri bëjnë thirrje për konstituimin e Kuvendit: Rrethanat tregojnë një emergjencë kombëtare
Share on Facebook

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, së bashku me deputetin e AAK-së, Besnik Tahiri, kanë mbajtur konferencë për media, ku kanë bërë thirrje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Arian Tahiri u ka bërë ftesë publike kryesuesit të seancës konstituive dhe Lëvizjes Vetëvendosje që, siç tha ai, po pengon konstituimin e Kuvendit.

“Jemi këtu me i ba ftesë publike kryesuesit të seancës dhe VV-së që po pengon konstituimin e seancës. Ne sot kemi bërë thirrje që ta ftojë seancën. Ne do të jemi nesër në Kuvend dhe presim edhe nga partitë e tjera”, tha Tahiri.

Ai tha se deputetët e PDK-së do të jenë të pranishëm në Kuvend dhe se presin që edhe partitë e tjera të marrin pjesë në seancë.

Ndërsa, deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, tha se situata aktuale në vend tregon, sipas tij, për një “emergjencë kombëtare”.

“Rrethanat tregojnë një emergjencë kombëtare. Sot kemi kërkuar takim me z. Dehari që nesër në ora 11:00 të ndodhë seanca, nuk na ka dhënë përgjigje”, tha Besnik Tahiri.

Ai paralajmëroi përdorimin e mjeteve politike.

“Kur neve na pamundësohet me ushtru funksionin tonë si deputet, nuk na mbetet tjetër, pas provimit të rrugëve institucionale, të përdorim mjetet politike”, tha Tahiri.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 781)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 356)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (495)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com