DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Arratiset sikur nëpër filma shqiptari në Greqi, “shokët” e tij u shtirën si policë gjatë transportit në spital

12 Shtator 2026
A A
Arratiset sikur nëpër filma shqiptari në Greqi, “shokët” e tij u shtirën si policë gjatë transportit në spital
Share on Facebook

Një 41-vjeçar shqiptar është arratisur nga spitali i Serres në Greqi, në një operacion të organizuar nga bashkëpunëtorë të tij, të cilët dyshohet se u shtirën si policë dhe e nxorën nga duart e shoqëruesve të burgut.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:30 të së premtes, kur i burgosuri po transportohej nga burgu i Nigritës drejt spitalit të Serres për kontroll mjekësor.

Sipas raportimeve të mediave greke, automjeti i transportit kishte mbërritur në oborrin e spitalit, jashtë repartit psikiatrik. Në të ndodheshin i burgosuri dhe dy persona që ishin përgjegjës për shoqërimin e tij.

Në ato momente, në skenë u shfaqën bashkëpunëtorët e 41-vjeçarit me automjete që ngjanin me ato të policisë. Njëri prej tyre raportohet të ketë qenë një Nissan Navara, i pajisur edhe me një dritë sinjalizuese.

Për disa çaste, shoqëruesit dyshuan se kishin të bënin me një ndërhyrje policore. Por gjithçka ndryshoi kur personat zbritën nga automjetet të armatosur me kallashnikovë.

Nën kërcënimin e armëve, ata neutralizuan dy shoqëruesit, ua morën armët e shërbimit dhe e nxorën të burgosurin nga automjeti. Më pas, grupi u largua me shpejtësi nga zona.

Arratisja kujton skenat e serialit të famshëm “Prison Break”, ku Michael Scofield njihet për planet e detajuara dhe arratisjet spektakolare nga burgu. Në rastin e 41-vjeçarit shqiptar, “plani” dyshohet se ishte përgatitur nga bashkëpunëtorët e tij, të cilët u shfaqën në momentin kur ai po dërgohej në spital.

Sipas raportimeve greke, shqiptari ishte arrestuar vitin e kaluar në lidhje me një rast të tentativës për vrasje në Selanik. Ai dyshohet se ishte përfshirë edhe në çështje që lidhen me armë dhe drogë.

Pas arratisjes, autoritetet greke aktivizuan një operacion të gjerë kërkimi për kapjen e tij dhe personave që e ndihmuan. Policia po heton gjithashtu mënyrën se si grupi arriti të afrohej te spitali dhe të krijonte përshtypjen se bëhej fjalë për një operacion policor.

Deri në raportimet e fundit, i arratisuri dhe bashkëpunëtorët e tij nuk ishin lokalizuar.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 720)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (26 860)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (184)
  • Sport (423)
  • TV (91)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com