DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Arrestimi i drejtorit të Spitalit të Mitrovicës, Policia: Bashkëshortja raportoi se kishte përjetuar vazhdimisht dhunë psikike

31 Tetor 2026
A A
Arrestohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha dyshohet se kërcënoi bashkëshorten se do t’i ndodh e njëjta sikur Arlinda Zekajt
Share on Facebook

Bashkëshortja e drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, Gëzim Berisha, ka deklaruar në Polici se ka përjetuar vazhdimisht dhunë psikike nga bashkëshorti i saj, me të cilin nuk bashkëjeton prej disa muajsh.

Arrestimin e Berishës e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se pas raportimit, i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, ndalimin e tij për 48 orë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.

Ajo bëri të ditur se masa është marrë me urdhër të prokurorit kujdestar, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”.

“Ju konfirmojmë se me urdhër të Prokurorit kujdestar, është ndaluar për 48 orë personi me inicialet G.B., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘Dhuna në familje’, nga neni 248 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në përgjigjen e Shalës.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 770)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 021)
  • Opinione (62)
  • Showbiz (209)
  • Sport (488)
  • TV (123)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com