DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Arrestimi i Osman Selmanit në kufi me Kosovën, OVL-UÇK: S’ka qenë pjesë e UÇK-së

3 Korrik 2026
A A
Arrestimi i Osman Selmanit në kufi me Kosovën, OVL-UÇK: S’ka qenë pjesë e UÇK-së
Share on Facebook

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka reaguar pas arrestimit të shtetasit të Kosovës, Osman Selmani, nga autoritetet serbe, të cilit Gjykata e Lartë në Beograd i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh nën dyshimet për krime lufte.

Në reagimin publik, OVL-UÇK e ka dënuar arrestimin dhe ka hedhur poshtë pretendimet që e lidhin Selmanin me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Regjistrat tanë zyrtarë janë të qartë: Osman Selmani nuk figuron në bazën e të dhënave të OVL-UÇK-së si veteran i UÇK-së. Lidhja e tij me UÇK-në është e pabazë dhe e motivuar politikisht, asgjë më tepër”, thuhet në reagim.

Organizata ka vlerësuar se përpjekjet për ta ndërlidhur këtë rast me UÇK-në nuk mbështeten në fakte apo baza ligjore.

Po ashtu, OVL-UÇK u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të angazhohen për mbrojtjen e Selmanit.

“Kërkojmë që institucionet e Kosovës të veprojnë pa vonesë. Çdo qytetar që u nënshtrohet këtyre procedurave ligjore të motivuara politikisht meriton mbrojtje të plotë konsullore dhe ligjore, dhe Republika e Kosovës ka edhe detyrimin për ta ofruar atë”, thuhet më tej në reagim.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 600)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 582)
  • Opinione (46)
  • Showbiz (164)
  • Shpallje (1)
  • Sport (347)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com