DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Arrestohen dy kosovar nga policia gjermane- u kapen duke vjedhur në farmaci

8 Shtator 2026
A A
Arrestohen dy kosovar nga policia gjermane- u kapen duke vjedhur në farmaci
Share on Facebook

Dy shtetas të Kosovës, të moshës 35 dhe 37 vjeç, janë arrestuar nga policia gjermane pas një vjedhjeje me thyerje në një farmaci në Herrsching am Ammersee, në distriktin Starnberg.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa policia është njoftuar rreth orës 01:15 për një vjedhje në farmacinë në rrugën Mühlfelder Straße.

Sipas autoriteteve, policia ka arritur në vendngjarje dhe i ka kapur dy të dyshuarit teksa po tentonin të largoheshin nga objekti përmes një dritareje të bodrumit, shkruan albinfo. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ata kishin hyrë në farmaci përmes derës kryesore. Brenda objektit, ata kishin hapur me forcë arkat dhe kishin marrë para.

Gjithashtu, dyshohet se të arrestuarit kishin tentuar të shkëpusnin edhe një kasafortë nga vendi ku ishte e fiksuar.

Me kërkesë të Prokurorisë së Mynihut II, të dyshuarit janë paraqitur para gjyqtarit, i cili ka urdhëruar paraburgimin e tyre.

Ndërkohë, Policia Kriminale e Fürstenfeldbruck po heton nëse 35-vjeçari mund të jetë i përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjesh të regjistruara gjatë muajve të fundit.

Sipas hetimeve aktuale, ai dyshohet se mund të ketë lidhje me vjedhje në një furrë buke, një dyqan pajisjesh dhe një farmaci në Gilching, në fillim të qershorit, si dhe me një vjedhje në një farmaci në Türkenfeld, në mesin e korrikut.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 717)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (26 622)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (182)
  • Shpallje (1)
  • Sport (421)
  • TV (90)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com