Dy persona janë arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje, kanë kanosur njëri-tjetrin.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 9 shtator rreth orës 09:40.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
