DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Arrestohen dy zyrtarë policorë, dyshohet se ndihmuan biznesmenin e arrestuar

22 Qershor 2025
A A
Arrestohen dy zyrtarë policorë, dyshohet se ndihmuan biznesmenin e arrestuar
Share on Facebook

Një nënkolonel dhe një kapiten policor janë arrestuar në Pejë, nën dyshimin se kanë ndërhyrë në rastin e një biznesmeni të arrestuar, duke mos e përcjellë rastin për hetim dhe duke mos e njoftuar Prokurorinë, siç do të duhej me procedurë.

Prokuroria e Shtetit dhe Inspektorati Policor i Kosovës kanë njoftuar se dy zyrtarët policorë janë arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Sipas IPK-së, bëhet fjalë për një rast të ndodhur më 28 maj. Disa zyrtarë policorë ishin njoftuar për një aksident trafiku në rrugën “Shpëtim Bojku” në Pejë dhe gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes e kanë shoqëruar në stacion edhe një të dyshuar, që s’ishte përfshirë në aksident, por që pengoi policët në realizimin e detyrave të tyre.

E dy të arrestuarit dyshohet se kanë ndërhyrë në rast, duke mos e përcjellë rastin për hetim, duke mos e njoftuar Prokurorinë dhe duke i shqiptuar të dyshuarit një tiketë për kundërvajtje për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

“Nënkoloneli dhe kapiteni policor dyshohet se kanë ndërhyrë në këtë rast (shoqërimin e të dyshuarit në stacion) duke mos përcjellë rastin për hetim dhe nuk është njoftuar Prokuroria për rast (në kundërshtim me procedurat standarde të veprimit të policisë në raste të tilla), duke i shqiptuar të dyshuarit një tiketë për kundërvajtje për prishje të rendit dhe qetësisë publike”, thuhet në komunikatën e IPK-së.

Për rastin, të shtunën emisioni “Betimi për Drejtësi” në KTV publikoi një hulumtim që jepte detaje për rastin.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 131)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (312)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com