Katër gra kosovare janë arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një grua tjetër.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 29 shtator, rreth orës 16:00.
Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për tretman mjekësor.
Ndërkohë, katër të dyshuarat janë intervistuar nga Policia dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.
