DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Arrestohen tre persona në Prishtinë, dyshohen për falsifikim dokumentesh për persona në kërkim ndërkombëtar

23 Korrik 2026
A A
Arrestohen tre persona në Prishtinë, dyshohen për falsifikim dokumentesh për persona në kërkim ndërkombëtar
Share on Facebook

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se, në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, sot më datë 23.07.2026, janë realizuar bastisje në tre lokacione të ndryshme, me ç’rast janë arrestuar tre persona të dyshuar me inicialet G.Th., E.G., dhe Sh.Sh.

Siç njofton Prokuroria, ky aksion është realizuar me qëllim të kontrollit ndaj personave të dyshuar lidhur me kryerjen e veprës penale ‘’Falsifikimi i dokumenteve’’ nga neni 390 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Në kuadër të veprimeve hetimore, janë zbatuar masat e veçanta hetimore, përmes të cilave janë siguruar prova materiale, duke përfshirë komunikime të zhvilluara përmes rrjeteve sociale, kontakte ndërmjet personave të dyshuar, si dhe dokumente të falsifikuara të shteteve të ndryshme.

Sipas të dhënave të deritanishme gjatë hetimit, të njëjtit dyshohet se kanë falsifikuar dokumente të ndryshme identifikimi, duke përfshirë letërnjoftime, patentë shoferi, dhe pasaporta të disa shteteve evropiane. Këto dokumente dyshohet se u siguroheshin personave të cilët kërkoheshin me fletëarrest ndërkombëtar që synonin t’i përdornin për veprimtari të kundërligjshme, duke bërë pagesa në vlerë deri në 15,000 euro”, njofton prokuroria.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 783)
  • Konkurs (4)
  • Lajme (30 401)
  • Opinione (63)
  • Showbiz (210)
  • Sport (496)
  • TV (125)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com